Ministria e Financave ka hapur procedurat për shpërndarjen e këstit të 7 për ish të përndjekurit që jetojnë.
Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu bëri me dije se në qarkun e Shkodrës janë 100 përfitues të kësaj kategorie parësore. Drangu njoftoi të gjithë përfituesit për dokumentacionin që duhet për tërheqjen e dëmshpërblimeve. Problematike mbetet bllokimi i 30 përfituesve në këstin e 6 të dëmshpërblimeve. Gjatë 3 viteve të fundit, qeveria Shqiptare i ka dhënë përparësi shpërndarjes së kësteve për ish të përndjekurit që jetojnë, ndërsa është njoftuar gjithashtu se brenda këtij mandati përfundon shpërndarja e përfitimeve në këtë kategori. Problematike deri tashmë mbeten dëmshpërblimet për kategoritë e tjera dhe familjet e ish të përndjekurve.