Shoqata e ish të përndjekurve politik është pro hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, ligj që PS dhe PD e votuan me 94 vota në Parlament. Kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu shprehet se hapja e dosjeve do të shërbejë për pastruar politikën shqiptare, sistemin e drejtësisë dhe gjitha institucionet e tjera nga spiunët e komunizmit.
Edhe pse kanë kaluar 32 vite kreu i ish të përndjekurve Drangu thotë më mirë vonë se sa kaurrë sa i përket hapjes së dosjeve.
I pyetur nëse ekziston mundësia që politikan të lartë apo krerë të drejtësisë në gjithë këto vite të kenë fshirë dosjet e tyre, Drangu mendon se kjo është e pamundur pasi dosjet e ish sigurimit të shtetit janë të ruajtura në disa vende.
Hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit u shoqërua me një sërë debatesh por për shoqatën e ish të përndjekurve politik në Shkodër e cila ka edhe numrin më të madh të të pushkatuarve me dhe pa gjyq, të dënuarve e të internuarve, është vendimi më i drejtë që duhej të ishte ndërmarrë vite më përpara.