Shoqata e ish të përndjekurve politik të Shqipërisë vazhdon që të jetë kundër mënyrës se si është bërë ligji për hapjen e dosjeve të komunizmit duke mos e pranuar zyrtarisht këtë ligj.
Ligji lustracionit siç njihet ndryshe sipas kryetarit të ri të ish të përndjekurve Nebil Çika nuk duhet që të ndëshkojë vetëm bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Kreu i ish të përndjekurve shprehet se partia komuniste ishte një organizatë terroriste dhe se ligji i dosjeve duhet të ketë në fokus zyrtarët dhe drejtuesit komunistë, pra ata që urdhëruan bashkëpunëtorët edhe në kushte dhune. Shoqata e ish të përndjekurve synon që të kthehet tashmë në një parti politike dhe një prej kërkesave kryesore do të jetë edhe ndryshimi dhe përpilimi i një ligji të ri për hapjen e dosjeve.