Për trashëgimtarët Ministria e Financave po diskuton dy skema për vijimin dëmpshërblimin të tyre. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se për ish të përndjekurit politik po mendohet përjashtimi nga skema vetëm për nipër e mbesa, në mënyrë që procesi të mos zgjasë pafundësisht. Kjo do të thotë se do të përfitojnë vetëm ata trashgimtarët, që janë fëmijët e atyre që kanë vuajtuar në burgjet e regjimi komunist. Pse ndodh kjo? Sipas ekspertëve të financave ka shumë nipër e mbesa që nuk kanë dorëzuar dokumentat për të marrë dëmshpërblimin. Kjo ka penguar edhe vijimin e pagesave për trashgimtarët për këstin e tretë. Kjo është një ndër arsyjet që do propozohet heqja nga skema e përfituesve në radhën e dytë e në vijëmësi. Pra të përfitojnë ata që janë gjallë dhe fëmijët e tyre.
Skema e dytë
Një tjetër skemë që po mendohet për vijimin e dhënies së dëmshërblimit për trashgimtarët është me kategorizim. Kjo do të thotë që të vazhdojnë të marrin pagesën vetëm disa ketagori në radhën e dytë që nuk kanë tokë, nuk kanë të ardhura të mjaftushme etj. Por edhe kjo skemë është e vështirë të zbatohet nga ana ligjore, prandaj ekspertët e Ministrisë së Financave janë duke hartuar ndryshime ligjore që të përjashtojnë nga skema e përfitimit nipër e mbesat. Vetëm fëmijët e të dënuarve në regjimin komunist do të kenë mundësi që të marrin dëmshpërblimin. Këto ndryshime ligjore pritet të përjashtojnë nga skema mijëra familje, të cilat sot kanë dorëzuar dokumentat dhe presin dëmshpërlimin.
Mbetet për tu parë nëse Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, do të çojë propozimet ligjore në qeveri, duke përjashtuar më shumë se 20 mijë familje nga skema e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik. “Për trashëgimtarët ka një këndvështrim të ri, që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarrje, ai fond për përfituesit trashëgimtarë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këstet e të gjithë trashëgi-mtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë. Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë: do t’i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pambarim, apo do kufizohemi!”, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë disa ditë më parë.
Si merret sot pagesa
Pagesa kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.