Në këtë 20 maj që përkon me ditët e kujtesës ndaj krimeve të komunizmit, Viktor Martini, një prej themeluesve të shoqatës së ish të përndjekurve politik bëri një reagim. Pas ceremonisë së vendosjes të kurorave me lule pranë monumentit të qëndresës në Shkodër deklaroi se ish të përndjekurit politik nuk duhet që të kthehen në servilë të pushtetit dhe se në krye të vendosin persona të denjë për t’i drejtuar, pa interesa politike.

Viktor Martini edhe pse prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri duke qenë tejet aktiv me reagimet dhe deklaratat ndaj situatës politike në vend.

Artikulli paraprakGIOVANNI PERAGINE ARQIPESHKËVI I RI I SHKODRËS
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 20.05.2024