Familjarët e ish-të përndjekurve politikë pritet që të marrin kestin e tretë.Kreu i shoqatës së ish- të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu thotë se këshilli i ministrave ka bërë disa ndryshime së fundmi ku edhe ka miratuar shpërblimin financiar për kategorinë e familjarëve.

Ndërkohë Drangu ngre si shqetësim atë të dokumentacionit, sipas të cilit qeveria sorollat familjarët për kryerjen e procedurave, me justifikimin se kanë mungesë të dokumentave, por njëkohësisht mënyra se si po veprohet për marrjen e shpërblimeve është tepër e komplikuar

Drangu u bën thirrje ish-të perndjekurve që ti drejtohen bankave të nivelit të dytë për dëmshpërblimet, si dhe të mos neglizhojnë dokumentacionet përkatese.Shkodra numëron 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë

Artikulli paraprakSHKODËR, “QESJA E FUNDIT”
Artikulli tjetërMIRDITË, IDENTIFIKOHET AUTORI I VRASJES SË ERI ZEFIT