Në qytetin e Shkodres rreth 200 familjarë të, ish-të përndjekurve politikë kaën përfituar këstin e tretë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shoqatës së ish të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu i cili thotë se miratimi i shpërblimit financiar për kategorinë e familjarëve pritej prej kohësh. Nga ana tjetër ai ngre si shqetësim atë të volumit të dokumentave dhe sorrollatjes që iu bëhet familjarëve.

Drangu u bën thirrje ish-të perndjekurve që ti drejtohen bankave të nivelit të dytë për dëmshpërblimet, si dhe të mos neglizhojnë dokumentacionet përkatese.Shkodra numëron 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë

Artikulli paraprakFUSHATË MBI SIGURIMET NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërARRESTOHET NË KUFI BIZNESMENI SHKODRAN, JA PËR ÇFARË AKUZOHET