Ish të përndjekurit politik kërkojnë ndryshimin e kushtetutës të 2008-ës e cila sipas tyre i jep pushtet absolut kryeministrit si dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira në vend. Pas një aktiviteti në përkujtim të 79 vjetorit të rënies së Prekë Calit në Tamarë të Malësisë së Madhe, Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik Besim Ndregjoni tha se ndryshimet kushtetuese janë emergjente për rikthimin e demokracisë në vend.
Ndregjoni kërkon edhe miratimin e ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit e cila është edhe një kërkesë zyrtare e kishës katolike por edhe komuniteteve të tjera fetare.
Në 79 vjetorin e vrasjes së Prekë Calit u vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar kësaj figure historike që luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga përfaqësues të PD, ish të përndjekurve dhe të afërm.