110 trashëgimtarë të ish-të pushkatuarve gjatë periudhës së komunizmit mund të nisin procedurat e tërheqjes së këstit të parë dhe të dytë të përfitimeve.
Kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve të Shqipërisë Zenel Drangu fton përfituesit që të paraqesin edhe dokumentacionin përkatës. Sipas Drangut, trashëgimtarët përfitojnë 4.8 milionë lekë të vjetra, shumë e cila është e ndarë në 8 këste.