Ish trajneri i futbollit, Michael “Kit” Carson ka vdekur në një aksident automobilistik në ditën kur do shkonte në gjyq për tu përballur me akuzat për abuzim seksual.
Makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një pemë të hënën, raportoi policia.
Carson vdiq në vendin e ngjarjes.
75-vjeçari nga Riverside, Kembrixh u akuzua për abuzim seksual të djemve nën moshën 16 vjeç, nga viti 1978 deri në 2009.
Gjykata u informua për vdekjen e tij të martën në mëngjes.
Gjykatësi Matthew Lowe vendosi që çështja të mbyllej.
Policia raportoi se Carson po ngiste Mazdan e tij të kuqe, kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në A1303 pranë Bottisham.
Asnjë automjet apo person tjetër nuk ishte i përfshirë në aksident.
Trupi i 75-vjeçarit u identifikua nga bashkëshortja e tij, Pauline Carson.
Ish-trajneri deklaroi në një seancë dëgjimore të mëparshme se ishte i pafajshëm.
Policia e Cambridgeshire tha se akuzat përfshinin 11 viktima, të gjithë djemtë nën moshën 16 vjeç.
Carson punoi për klubet e futbollit Peterborough United, Cambridge United dhe Norwich City.