Ka shkuar në dy numri i viktimave që humbën jetën pas shembjes së një pjesë të murit tek ish-uzina e superfosfatit në Laç të Kurbinit. Dashamir Jahja, 22 vjeç u plagos rëndë teksa po mblidhte skrap për të siguruar bukën e gojës.

I riu pas pak orësh nga plagosja e rëndë nuk arriti që t’i përballojë plagët duke u ndarë nga jeta. Përpara 22 vjeçarit, shoku i tij Drilon Lamaj 27 vjeç humbi jetën në mënyrë të menjëhershme teksa edhe ai ndodhej tek ish uzina e superfosfatit një ditë më parë duke gërmuar për skrap me idenë për ta shitur më pas dhe për të siguruar pak para për vete dhe familjen e tij.

Teksa po punonin një pjesë e ndërtesës të asaj uzine të vjetruar dhe të lënë si gërmadhë prej shumë vitesh papritur është shkëputur duke i zënë brenda dy të rinjtë të cilët humbën jetën nga ky aksident.

Drilon Lamaj dhe Dashamir Jahja ishin shokë mes tyre ndërsa banonin në fshatin Shullaz të Kurbinit. Si çdo ditë kishin dalë me idenë për të siguruar bukën e gojës. Kësaj here fati i keq e desh që të zgjedhin ish-uzinën e superfosfatit duke kërkuar për skrap.

 

Driloni dhe Dashamiri sipas burimeve në momentin e aksidentit po shëmbnin betonin për të marrë hekurin e ndërtesës. Në atë moment ajo pjesë ku ndodheshin dy të rinjtë është shembur duke bërë që Drilon Lamaj të humb jetën në vend ndërsa Dashamir Jahja pak orë pas shokut të tij. Banorë të zonës që ndodheshin afër ish uzinës kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë dy të rinjve.

Drilon Lamaj u dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë por pa arritur që të shpëtojë. Sipas burimeve familjet e dy të rinjve jetojnë me vështirësi ekonomike ndaj janë detyruar që të kërkojnë për skrap pavarësisht rrezikut që sjell ish-uzina e cila qëndron në këmbë si një gërmadhë.

 

Ndërsa dy persona humbën jetën aty çdo ditë persona të ndryshëm kërkojnë për skrap. Një 14 vjeçar u nda nga jeta në vitin 2013 tek i njëjti vend. Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për ta bllokuar atë godinë të vjetër e cila po merr jetë njerëzish.

 

Artikulli paraprakNDALIMI I PESHKIMIT, 4 RASTE NË PROKURORI
Artikulli tjetërKONTRIBUTET SHOQËRORE DHE SENSIBILIZIMI