Taulant Muka denoncon në faqen e tij në Facebook se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën.
DENONCIMI I PLOTË I TAULANT MUKËS
Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature! Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret).
Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.
Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…
Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.
Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google
https://books.google.al/books…
Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33.
Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.
Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73.
Ky kapitull perkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 69-82.
Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktorates, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.
Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si liber.