Në lagjen periferike të ish-zonës industriale depozitimi I mbeturinave dhe gjendja në të cilën ndodhet kjo lagje I kalon të gjitha pritshmëritë. Pothuaj gjithë gjatësia e rrugës është peng I mbetjeve urbane të cilët përfundojnë jashtë koshave të tejmbushura me mbetje. Në disa raste poshtë këtyre mbeturinave ka patur edhe trupa të qenve apo maceve të ngordhura që janë hedhur nga qytetëtarë të papërgjegjshëm të cilët nuk marrin parasysh pasojat e veprimeve të tilla.

Mospastrimi I mbeturinave por edhe depozitimi I tyre jashtë konteniervëve janë nga fenomenet më të njohura në Shkodër të cilat bashkëjetojnë me banorët e kësaj lagje duke bërë që të ndotet pjesa më e madhe e zonës të ndotet nga era e rëndë por rrezikohet edhe përhapja e infeksioneve. Nuk janë vetëm mbetjet urbane ato të cilat janë të hedhura pa kriter në këtë zonë.

Në pjesë të ndryshme, pranë fabrikave ka edhe tekstile të ndryshme të cilat pasi dalin jashtë përdorimit flaken në trotuarin më të afërt nga përgjegjës të fasonerive aty pranë. Përballë kësaj situate institucionet përgjegjëse duket se janë treguar indiferentë edhe pse janë të vetdijshëm për dëmet mjedisore që po I shkaktohen kësaj lagje në periferi të qytëtit të Shkodrës.

Për fat të keq, një situatë e tillë ku mbeturinat kanë zaptuar rrugën nuk I ka rënë në sy as banorëve e as biznesve të zonës të cilët vazhdojnë të ndotin hapësirat e përbashkëta pavarësisht gjendjes në të cilën lagjja “Fermentim” gjendet aktualisht.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KONCERT DHE DHURATA NË SHKOLLËN E BUSHATIT
Artikulli tjetërZYRTARI AMERIKAN: MOS JETONI PA LIRI, META: MEDIA NË ALARM