Gjykata e rrethit Lezhe ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake.

“Isha nisur për të vrarë politikanët në Lezhë”, tha ai gjatë arrestimit.

I pyetur se nga i kishte marrë armë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet duke qëndruar në heshtje.

Sakaq sipas burimeve bëhet me dije se i riu ka shfaqur shenja të problemit të shëndetit mendor. Pritet gjithashtu të bëhet edhe një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Ndër të tjera në dhomat e paraburgimit në polici e ka prezantuar veten si patriot, ku edhe ka treguar tatuazhet që kishte.

Artikulli paraprakBULMETI DHE VEZËT, RRITJE ÇMIMI ME 25% NË DHJETOR NGA KËRKESA E LARTË PËR ËMBËLSIRA
Artikulli tjetërNGA ABETARJA E PËRBASHKËT UNIKE TE MËSUESIT NDIHMËS PËR NXËNËSIT ME AFTËSI NDRYSHE, KUSHI RENDIT ARRITJET E 2022: NUK I PËRMBUSHIM ENDE 100% NEVOJAT