Vetëm pak ditë më parë, shpërthimi I një bombule gazi shkaktoi një tragjedi të rëndë në plazhin e Velipojës, ku një 19 vjeçare humbi jetën dhe 3 të tjerë mbeten të plagosur.
Ndërkohë, situata paraqitet alarmante sa I takon bombulave të gazit që janë në qarkullim. Duke folur për Star Plus, pronari I një pike të kolaudimit të bombulave të gazit Nikolin Dedvukaj thotë se 300 bombula që ishin në qarkullim do të asgjësohen pasi nuk plotësojnë asnjë standard.
Pronari I pikës së kolaudimit sqaron se kontrolli teknik I bombulave në pikat e autorizuara është nje domosdoshëmri për cdo përdorues dhe është e vetmja mënyrë për të shmangur tragjeditë.
Në kushtet kur bombulat e gazit po provokojnë gjithnjë e më shumë situata të rënda, Dedvukja ka një apel për qytetarët.
Nisur nga ngjarjet e fundit, qytetarët duhet të tregohen të kudjesshëm gjatë përdorimit të bombulave të gazit në shtëpi.