Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka informuar përmes një statusi në “Facebook” për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.

Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.

Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .

Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!

Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!

Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.

foto galeri

 

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE TEMPERATURA DERI NË 19 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetër“DAILY EXPRESS”: SHQIPËRIA, VENDI I VOGËL EVROPIAN MË I BUKUR SE GREQIA DHE KROACIA