Policia njofton se ka ndaluar dy persona, të dënuar nga gjykata dhe që nuk ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Uniformat blu në Skrapar ndaluan shtetasin Xhulio Hysi 23 vjeç i dënuar për shitje dhe prodhim narkotikësh.

Kurse policia në Kuçovë arrestoi një person, i cili ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga policia u bë me dije se u ndalua shtetasi Robert Beqaraj 39 vjeç banues në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

Sipas informacionit policor, punohet për të ndaluar shtetas të shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakDY TËRMETE BRENDA PAK ORËSH, JA EPIQENDRAT
Artikulli tjetërFNSH ARRESTON NJE SHTETAS ME PRECEDENTE PENAL