Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i degës Shkodër ka filluar një fushatë për inspektimin e subjekteve private dhe publike që thyejnë ligjin e anti duhanit.
Sipas përgjegjësit të sektorit pranë këtij institucioni, kontrolli i subjeketeve nuk do të vazhdoj vetëm në orarin zyrtar, por edhe gjatë mbrëmjes, jo vetëm në qendër por edhe në rrethina të Shkodrës. Sipas Sterkajt, këtë të martë janë vendosur tre gjoba për tre subjekte të ndryshme me një vlerë 300 mijë lekëshe të reja për secilin.
Përderisa, të gjitha subjektet duhet të jenë të kujdesshme. Ligji i antiduhanit, i miratuar në vitin 2014 vazhdon të jetë sfidë për Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, pavarësisht se që prej miratimit subjeket janë ndërgjegjësuar ndjeshëm për respektimin e tij.