Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Shkoder eshte fokusuar ne kontrollet e subjekteve ne zonat turistike , te cilat jane prioritet vec veprimtarise se zakonshme.
Shefja e ketij inspektoriati ne shkoder Areti Beruka ne nje interviste per STAR PLUS thote numrin e subjekteve qe kane qene pjese e inspektimeve higjeno –sanitare ndersa vecmas tyre ka kontroll te paralajmeruar si rezultat i denoncimeve dhe kerkesave prane ketij inspektoriati.
Shefja e inspektoriatit shteteror shendetesor e quan te papranueshme qe biznesi nuk ka dijeni per ekzistencen e ketij institucioni e aq me pak per detyrimet qe lidhen me kushtet shendetesore qe duhet ti sigurohen klienteve .
Ndersa eshte ndalur tek problematika me evidente, ajo e ujit te pijshem te puseve dhe shpimeve ne Velipoje te cilat sipas Inspektoriatit Shendetesor rezultojne me probleme bakteriologjike.
Nga ana tjeter Inspektorati Shtetëror Shëndetësor fton të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes në përdorimin dhe shfrytëzimin e subjekteve që ofrojnë shërbime dhe të shmangin ato subjekte të cilat që në pamje nuk përmbushin kërkesat higjieno–sanitar.