ISHSH – Nuk zbatuan urdhërin për tu mbyllur, gjobiten 4 institucione arsimore

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur katër institucione arsimore jopublike, pasi nuk kanë zbatuar urdhërin e ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e tyre për shkak të gjendjes së gripit. “Me qëllim ndjekjen e zbatimit të Urdhërit Nr.10, datë 07.01.2017 të Ministrit të Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektime më datë 9 janar 2017 në 93 çerdhe dhe kopshte jo publike dhe 39 institucione jo publike të arsimit parauniversitar dhe universitar. Gjatë inspektimeve janë marrë 4 masa administrative me vlerë 100 000 lekë secila ndaj subjekteve të cilat nuk kanë zbatuar Urdhërin Nr.10, date 07.01.2017 të Ministrit të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ISHSH

Artikulli paraprakMASHTROHET E RRËMBEHET KËNGËTARI ARRESTOHEN 2 PRONARË LOKALI
Artikulli tjetërPAGESA E TAKSAVE ME KËSTE, TATIMET: JA BIZNESET QË E PËRFITOJNË