Një shqiptar ishte dënuar 3 herë nga gjykata greke, mirëpo duket se ka shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjeve që të kalojë kufirin nga Shqipëria në Greqi.

Pavarësisht se “luftoi” së tepërmi që të shpëtojë nga kapja prej policisë helene, shqiptari u kap nga auatoritetet kufitare të vendit fqinj, shkruajnë mediat greke.

Shqiptari u gjet në mëngjes në vendin e njohur si Pyrsogianni, Janinë. I huaji u arrestua kur u kontrollua nga oficerët e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare të Mastorochorion dhe u zbulua se ishte dënuar me një total prej 30 muaj burg dhe një gjobë prej 6 000 euro, për shkelje të ligjit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

Kështu, ai iu referua në Prokurorinë Publike të Janinës, e cila urdhëroi që ai të çohej në burg, në ekzekutim të vendimeve të Gjykatës Penale. Gjykata e Astorias dhe Korinthit e kishin dënuar atë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË KOSOVË, HARADINAJ I BINDUR PËR FITORE, MOBILIZON DEÇANIN
Artikulli tjetërAROME FESTASH – 25.12.2020