Policia arreston një person në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë I dënuar me 10 vite burg Arrestohet shtetasi: – Blerim Shehu, 35 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi me datë 17.02.2015 është paraqitur ne Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit për të kryer procedurat në Hyrje për në Republikën e Shqiperise. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit Bologna Itali, për veprën penale “Mbajtje e sendeve te vjedhura” parashikuar nga neni 648 te Kodit Penal Italian. Për këtë vepër penale, Autoritetet e Gjykatës së Apelit Bologna Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 10 vite burg.

Artikulli paraprakARRESTOHET I SHUMËKËRKUARI PËR GRABITJEN NË RRUGËN E RINASIT
Artikulli tjetërGRUAJA GODET PËR VDEKJE ME DRU BASHKËSHORTIN, MË PAS HELMOHET