Një 66-vjeçar është arrestuar nga polici në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale Mashtrimi.
Prenda Kola ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
‘Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.’- njofton policia.