Një mesoburrë është gjetur i pajetë në makinë paraditen e sotme në Drashovicë të Vlorës. Dyshimet paraprake të policisë janë se viktima ka pësuar infarkt teksa ishte duke i dhënë automjetit.

Abedin Boraku, 54 vjeç ishte nën drejtimin e një makine, që ka dalë nga rruga në Drashovicë.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka konstatuar se mjeti nuk ka pësuar dëmtime, ç’ka ngre dyshimet se drejtuesi mund të ketë pësuar infarkt, thanë burime policore.

Artikulli paraprakRINAS POLICIA KUFITARE SEKUESTRON 250.000 EURO
Artikulli tjetërIGJEUM: LUMENJTË DRIN, BUNA DHE LIQENI I SHKODRËS DO TË KENË PRURJE DHE NIVELE TË LARTA