Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Elbasanit, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për kryerje të veprave penale mashtrim dhe vjedhje.

Sipas informacione të policisë mësohet se 42-vjeçari i arrestuar është K. Kruja banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan.

Bëhet e ditur se 42-vjeçari Kruja ishte dënuar më herët në vitin 2016, me 8 muaj burg, për veprën penale“Vjedhje” dhe në maj të vitit 2018 Gjykata e Tiranës i ka dhënë dënim 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”.

Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: K. Kruja , 42 vjeç, banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.( të gjitha masat e dënimit në mungesë).

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan

Artikulli paraprakPOLICIA NË KËRKIM TË KAPSOLLAVE, VIJOJNË KONTROLLET
Artikulli tjetërSOCIALISTËT KËRKOJNË DËNIMIN E BERISHËS ME 10 DITË