Ishte nisur me traget drejt Italisë,humb kontaktet avokati

Avokati Besnik Muço rezulton zhdukur prej rreth 1 javë. Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij. Avokati duhet të takonte bashkëshorten në Macerata të Italisë, por kurrë nuk arriti atje. Avokati 54-vjeçar, më 2 nëntor, duhet të hipte në një traget të kompanisë Adrian në Durrës për të shkuar në Macerata, atje ku jeton bashkë me bashkëshorten Raimonda. Kështu është shprehur kjo e fundit në denoncimin e saj para autoritete italiane, pasi humbi kontaktet me të shoqin. Trageti në të cilën duhet të hipte Besnik Muço nisej për në Bari, por vetë avokati nuk mbërriti kurrë atje. Që nga 2 nëntori, Rajmonda është shprehur në kallëzimin e saj se nuk ka pasur asnjë kontakt me Beniskun dhe kjo e detyroi që drejtohej autoriteteve për ndihmë javën e shkuar. Ndërkohë miqtë dhe të njohurit që ka në Shqipëri me të cilët ka komunikuar gruaja, i kanë thënë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e avokatit 54-vjeçar

Artikulli paraprak“KUMANOVA”, QEVERIA E KOSOVËS 290 MIJË € PËR FAMILJET E TË DËNUARVE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN RRUGOR TIRANË-ELBASAN,TRE TE LENDUAR