Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 30 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme.
Komisioni Rithemelimit kishte planifikuar mbajtjen e Kuvendit më datë 22 mars, por ata njoftojnë se duke qenë se u fokusuan në zgjedhjet e 6 marsit nuk kanë mundur dot të merren organizmin e strukturave të partisë.
Komisioni i Rithemelimit njofton se në mbledhje vendosën gjithashtu:
-Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale.
-Të nisë procesin statutor të riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve.
-Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. në të njëjtën ditë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë.