Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg nga drejtësia italiane është arrestuar nga policia e Lezhës.

Në kuadër të operacionit të koduar “LEISTUNG” u arrestua Arben Pershqefni, 45 vjeç, banues në Laç, Kurbin. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino, Itali, me vendim nr. 3385/11 N. 627/R.G.APP, datë 25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 110 i Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit 309/90”, sqaron policia. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS NË FLAGRANCË, POLICIA IU SEKUESTRON 500 gr KOKAINË
Artikulli tjetërZBULOHET BISEDA MES CANËS E HYSAJT PËR SHIRITIN E KAPITENIT