Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë kontrolleve të ushtruara ka zbuluar abuzime me ciëlsinë e karburanteve që bëjnë operatorët në treg. Kreu i këtij inspektoriati Admir Abrija thotë se skema e mashtrimit është ajo e përzierjes së naftës bruto me elementë të tjerë.

Sipas tij manipulimi me cilësinë e karburantit që u tregtohet qytetarëve bëhet në masë të njëtë si nga operatorët e mëdhenj importues edhe nga ata që shesin me pakicë

Brenda muajit tetor do të ngrihet një njësi e vecantë në Porto Romano e cila do të kontrollojë cilësinë e karburantit që importohet në kohë reale për 85 % të tregut vendas.Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial thotë se me ngritjen e këtij laboratori do të analizohet në më pak se një orë cilësia e karburantit

Gjatë muajve të fundit Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka rritur kontrollin për cilësinë e karburantit. Këtë fundjavë hetimi doganor gjobiti me 41 milion lekë një operator në Porto Romano pasi zbuloi një mungesë prej 233 mijë litrash benzinë në depozita, levizje kjo që nuk ishte deklaruar

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR SADETIN ERKOÇEVIQ
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE NË DOBRAÇ