Pak dite pas shperthimit te nje cisterne gazi ne nje resort turistik ne Velipoje, ku humbi jeten pronari si dhe u plagosen disa te tjere, ka reaguar Inspektoriati Shteteror Teknik dhe Industrial.

Sipas ISHTI resorti kishte instaluar nje cistern gazi me nje volum 1000 litra, ndersa nuk ka depozituar kerkese per regjistrim. Gjithashtu ne deklarate thuhet se cistern ishte instaluar jashte normave dhe kushteve teknike. “Per periudhen Janar-Korrik inspektuam 2300 paisje me presion. 3344 paisje me presion jane regjistruar tek ne.

Subjekti “Il Cavaliero” nuk e deklaroi cistrnen e gazit”-thuhet nder te tjera ne deklaraten e ISHTI. Ngjarja e rende u regjistrua mengjesin e se premtes , ne resortin turistik, ndersa si pasoje e shperthimit mbeten te plagosur 4 persona, me pas ne spitalin e traumes humbi jeten pronari i lokalit Besnik Zenunaj i cili nuk mundi ti rezistoje me shume se 48 ore plageve te marra.

Artikulli paraprakGAZETARI VIZITON BALLIST MORINËN NË BURG: ISHTE I FRIKËSUAR
Artikulli tjetër“E PAPRANUESHME, DHUNUESIT E MJEKËVE NUK DËNOHEN”