Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin të Lezhës e nisen vitin e ri shkollor në ambjente të reja.Godina e kësaj shkolle e cila ishte amortizuar plotësisht është rikonstruktuar me financim të UNDP, duke u kthyer në kushte bashkohore për nxënësit dhe mësuesit.
Drejtues të Arsimit Parauniversitar dhe Bashkisë Lezhë zgjodhen këtë shkollë të re, për të uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Në shkollën 9-vjeçare “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin marrin dije rreth 150 nxënës, të cilët tashmë do ta zhvillojnë proçesin mësimor në një shkollë me standarte evropiane.