Bruçaj: Është fatkeqësi shumë e madhe për ata njerëz dritë-shkurtër që mundohen ndonjëherë të justifikojnë veprimet e tyre të errëta, gjoja sikur kanë një motivim fetar.
Aktet e fundit të dhunës e terrorit në Bruksel dhe Turqi nga militantë të ISIS, që shfrytëzojnë fenë islame si motivim, kanë bërë që kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skëndër Bruçaj të vendosë nisjen e një turi takimesh në të gjithë vendin, për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve se akte të tilla nuk kanë lidhje fare me Islamin dhe se ky komunitet distancohet tërësisht nga veprime të tilla. Gjate në takimi me besimtarë myslimanë të Pukës, në një veprimtari kushtuar jetës dhe veprës së profetit Muhamed, Bruçaj ka distancuar Islamin nga terrori duke ftuar myslimanet që të ndjekin rrugën e profetit të tyre si njeriu i paqes dhe nxitjes së mirësisë mes njerëzve. Bruçaj: Është fatkeqësi shumë e madhe për ata njerëz dritë-shkurtër që mundohen ndonjëherë të justifikojnë veprimet e tyre të errëta, gjoja sikur kanë një motivim fetar. Nga Puka ju bëj me dije dhe një herë se feja Islame është feja e paqes, feja e qetësisë shpirtërore. Mjafton që ne të gjithë të ndjekim moralin shembullor të profetit Muhamed, simbol i paqes dhe nxitjes së mirësisë mes njerëzve. Bruçaj zhvilloi një vizitë edhe në myftininë e Pukës ku i kërkoi myftiut Gëzim Kopani vijimin e bashkëjetesës ndër-fetare, model në këtë zonë.
/ Star Plus TV /