“Pushtimi i vdekjes”,quhet super sulmi terrorist qe ISIS ka përgatitur në digën e Mosulit,ndersa rrezikohen mbi mbi 600 italianë  që gjenden në Digën e Mosulit në Irak.

 Atentati pritet të jetë i një shkalle të gjerë pasi në të do të angazhohen rreth 200 militantë të Kalifatit. Një alarm specifik dhe i detajuar mban në gjendje emergjence të lartë italianët në Irak. Mediat vendase duke cituar burime nga inteligjenca tregojnë se ISIS po përgatitet për të goditur digën e Mosulit, në mbrojtjen e së cilës janë angazhuar rreth 500 ushtarë të dërguar nga Roma. Në planet e terroristëve nuk është një atentat i vetëm por një sulm në stil të gjerë, për të cilin po punohet prej muajsh. “Mjeti i operacionit është gjetur tashmë”, shpjegojnë burimet e inteligjencës irakene duke theksuar se sulmi nga militantët e ISIS do të bëhet në mënyrë sekrete për të shfrytëzuar sa më shumë efektin surprizë. “Ka shumë lëvizje në fushë, të cilët kanë tradhëtuar militantët, duke lejuar inteligjencën që të mësojë më shumë rreth planit përgatitor”, vazhdon të tregojë burimi për mediat vendase. Në zonë ndodhen rreth 500 ushtarë, por edhe rreth 100 civilë italianë që merren me punimet në rikonstruksionin e digës. “Liderët e ISIS kanë vendosur që të ndërtojnë një ushtri të vërtetë, të formuar nga rreth 200 ushtarë, të shpërndarë në afërsi të Mosulit. Bëhet fjalë për një kontigjent multietnik të formuar nga Francezë, Rusë, Tunizianë dhe Libanezë. Për operacionin janë grumbulluar, snajperistë dhe luftëtarë ekspertë, të cilëve do ju paraprijnë rreth 40 çeçenë që do hedhin veten në erë afër digës”, thotë inteligjenca irakene. Gjithashtu në zonë janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme eksplozivi dhe armësh të kalibrit të rëndë. Bëhet e ditur se ky operacion, i pagëzuar me emrin “Pushtimi I Vdekjes”, është urdhëruar drejtëpërdrejtë nga kalifi Abu Bekr AL Bagdadi. Nëpërmjet këtij sulmi, ISIS mund të shkaktojë tragjedinë më të madhe që nga krijimi i Kalifatit.

Artikulli paraprakSULMOHEN DY POLICE NE BELGJIKE,AGRESORI NEUTRALIZOHET
Artikulli tjetërGJOBE DHE BURG PER DHUNUESIT E KAFSHEVE