“DO TË MBËRRIJMË NË EUROPË DHE NË SHBA!” MESAZHI KËRCËNUES PËR BOTËN.“Do të mbërrijmë në Europë dhe në SHBA!”. Ky është kërcënimi i fundit që vjen nga Shteti Islamik për perëndimin.

 

Përmes një video të publikuar në youtube nga zyra e shtypit e të ashtuquajturit Kalifat, në Raka të Sirisë, vendet e tjera të Europës kërcënohen se do të pësopjnë të njejtin fat si Parisi. Dy militantë shfaqen në video duke folur frengjisht, por sipas ekspertëve, ndërsa i pari duket që ka theks afrikan, i dyti është me siguri nga periferitë e Parisit.

“I them të gjithë popullit francez që mendon se Shteti Islamik nuk do të mbërrijë në Europë… Me ndihmën e Zotit ne do të mbërrijmë atje. Do të zgjerohemi në gjithë Europën, në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër, si dhe në SHBA. U them të gjithë vëllezërve të mi që nuk mund të emigrojnë dhe t’I bashkohen Kalifatit që të rezistojnë me të gjithë mënyrat, t’I vrasin, t’i therrin, t’u djegin shtëpitë dhe makinat” thotë një terrorist

“U them të gjithë vëllezërve të mi, nëse shikoni një polic, vriteni!. Vritini të gjithë. Vritini të gjithë të pafetë që shikoni nëpër rrugëve. Mos i lejoni këtë të pafe t’u shkelin me këmbë. Jetoni me krenari kudo që shkoni, kjo është rruga e vërtetë drejt dinjitetit, rruga drejt krenarisë vëllezër, fuqia, xhihadi në emr të Zotit. Islami është besim i paqes vëllezër, por mbi të gjitha është besim i drejtësisë vëllezër. Kushdo që na lëndon vëllezër, edhe ne do ta lëndojmë. Paqja e Zotit qoftë mbi ju” thotë terroristi tjetër.

Video e Shtetit Islamik u shfaq vetëm një ditë pas dega e Al-Kaedas në Jemen publikoi një tjetër mesazh ku merrte përsipër rekrutimin e dy vëllezërve Kuashi dhe organizimin e sulmit në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” javën e kaluar. 

Artikulli paraprak23 VJETORI I FRESH, RAMA NGRE SIPARIN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërARRSH BËN PUBLIKE SITUATËN E RRUGËVE