Një poster ku shfaqet Lionel Messi duke derdhur lot gjaku po përdoret në një fushatë terrori nga mbështetësit e ISIS për të terrorizuar në lidhje me Kupën e Botës Rusi 2018.

Imazhi i publikuar nga i njohuri Shteti Islamik, nëpërmjet “Ëafa Media Foundation” është thjeshtë propaganda më e fundit në përpjekjet për të përhapur frikë mes tifozëve dhe sportdashësve që kanë në program të vizitojnë dhe të marrin pjesë në aktivitetin më të madh futbollistik. I shoqëruar me diçiturën: “Vetëm Terrorizëm” dhe komentin: “Po luftoni një shtet që nuk e përmban fjalën “dështim” në fjalorin e tij”, shfaqet legjenda e Barcelonës dhe Argjentinës, që mban veshur një uniformë buru, me emrin e tij të shkruar në gjoks.

Teksti në arabisht pasqyron atë që thuhet në anglisht, për një efekt maksimal. Ky nuk është imazhi i vetëm i publikuar në këtë fushatë shokuese të ndërmarrë nga grupet që funksionojnë për ISIS, të cilat synojnë ndikimin e tyre në vendet e perëndimit. Një tjetër imazh i publikuar javën e kaluar shfaq simbolin e Kupës së Botës ngjitur me një njeri të maskuar që mban në duar një kallashnikov, shoqëruar me tekstin: “Na prisni!”.

Artikulli paraprakNDAHEN ÇMIMET PËR “MËSUESIN E VITIT”
Artikulli tjetërVLLAZNIA ANALIZË PËR SITUATËN AKTUALE