ERIONI I BASHKOHET FAMILJES SË TIJ NË PRISHTINË. Pas Pesë Muajve Pranvera Abazi Është Ribashkuar Me Djalin E Saj Erionin. Ky I Fundit Ishte Në Siri Atje Ku E Kishte Dërguar Babi I Tij.

 

Pranvera e priti Erionin në Aeroportin “Adem Jashari”  8 vjeçari Erion Zena, ishte marrë nga i ati në Siri. Rasti i tij kishte shqetësuar gjithë popullin e Kosovës, duke parë se ai shihej në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS’it. E ëma e tij Pranvera, kishte lutur bashkëshortin e saj që t’ia kthente djalin duke i shkruar edhe leter te hapur e duke e bere publike ne media. Kthimi i 8 vjeçarit Erion Zena nga Siria, është realizuar nga Agjencioni Kosovar i Inteligjencës me anë të një aksioni të jashtëzakonshëm të realizuar në Siri ku përveç se nga e ëma po kërkohej edhe  nga shume kosovare  te tjera .

Presidentja Atifete Jahjaga e ka pershendetur kete aksion e cila kishte autorizuar për të gjetur djalin 8 vjeçar të familjes Zena, ku para 5 muajsh, pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë “Presidentja Jahjaga, në emër të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të vendit, falënderon burrat dhe gratë e renditur pranë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për devotshmërinë dhe profesionalizimin që ata kanë treguar për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës përkundër vështirësive dhe rreziqeve që ka bartur një operacion i tillë. Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetarë dhe sigurisë sonë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/63asFa38V1c?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGJYLI: USHQIMET NË TREGJE PËRGJEGJËSI E AKU
Artikulli tjetërFILMI SHQIPTAR NË SHBA