Të paktën 10 persona mbetën të vrarë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist në një spital në kryeqytetin afgan Kabul.
Një komando terroriste e Shtetit Islamik, që mori përsipër sulmin, hyri në mjediset e spitalit dhe qëlloi me armë zjarri ndaj çdokujt që i dilte përpara. Makthi i pacientëve dhe mjekëve zgjati disa orë, dhe mbaroi kur forcat ushtarake afgane mësynë në spital duke vrarë 4 terroristët. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Gani, dënoi aktin duke thënë se ai shkel të gjitha vlerat humane dhe fetare, pasi spitali në çdo fé është një vend i paprekshëm.