SHBA – ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Minesota .Sulm me thikë në SHBA, plagosen 8 persona.

Një mbështetës i ISIS kreu sulmin me shikë që plagosi të paktën 8 persona në një qendër tregtare në veri të shtetit të Minnesotas në SHBA-së, pretendon grupi terrorist. Një person i veshur me uniformë të sigurisë private dhe i armatosur goditi 8 persona me thikë në Qendrën Crossroads përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer policie që ishte jashtë shërbimit, thanë autoritetet. Agjencia e lajmeve Amaq e grupit terrorist Amaq lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Autori i sulmeve me thikë në Minesota ishte një luftarit i Shtetit Islamik”. Agresori pyeti vetëm një nga viktimat e tij nëse ishin myslimanë dhe iu referua Allahut, raporton shefi policore Blair Anderson. Viktimat u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën .

Artikulli paraprakKAKAVIJE,5 NE PRANGA,KAPEN ME 21.1 KG KANABIS
Artikulli tjetërBSH:BIEN ME 12% INVESTIMET PER 6 -MUJORIN E PARE TE VITIT 2016