Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmet me bombë të ndodhur të dielën në kryeqytetin e Sirisë, Damask dhe në Homs, ku mbetën të vrarë të paktën 140 persona.

Sipas mediave në vend, 4 shpërthime ndodhën në jug të Damaskut, pranë vendit të shenjtë Shiite të Sayyida Zainab, ku mbetën të vrarë të paktën 62 persona, ndërsa më herët në Homs, 57 persona, u vranë nga dy shpërthime bombe të vendosura në makina. ISIS mori përsipër këto sulme me anë të një deklarate online, duke u shprehur se dy pjesëtarë të tyre ishin futur me makina të mbushura me eksploziv në mes të turmës së njerëzve. Sulmi në qytetin e Homsit, është i dyti më vdekjeprurësi që prej 2011 – ës dhe më i përgjakshmi prej gati 1 viti e gjysmë. Dikur i konsideruar si kryeqyteti i revolucionit sirian, Homs tashmë është thuajse tërësisht i kontrolluar nga qeveria siriane.

Artikulli paraprakKOSOVË, JAVËN E ARDHSHME NISIN PROÇEDURAT PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT
Artikulli tjetërALBAN SKËNDERAJ ME KËNGËN “UNË DHE TI” THYEN REKORD NË ” TOP AWARDS”