Një prej figurave kryesore të UÇK-së, publicisti Bedri Islami zhvilloi një bisedë në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër me temën “Një rrëfim për UÇK”. Islami tha se gjyqi ndërkombëtar që vijon ndaj liderve kryesor të UÇK është i padrejtë dhe se do vijë dita kur gjykata e Hagës do të njohë si të drejtë atë luftës të Kosovës përballë pushtuesve serb.

Pretendimeve se Kosova dhe UÇK nuk kanë luftuar, Islami i përgjegjet duke thënë se janë të paktën 38 mijë ushtarë si dhe në total bashkë me ata që ndihmuan bëjnë 70% të popullit kosovar të përfshirë në luftën për mbijetesë ndaj Serbisë.

Një kritikë e ka për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të cilin Islami e njeh që kur ishte student sepse e kishte pjesë të brigadës që drejtonte asokohe gjatë viteve të luftës.

Bedri Islami është një ish-gazetar i Zërit të Popullit, disident që në ditët e para me ardhjen e Berishës në pushtet. Djali i Zenel Islamit, atij që quhet “Luli i Vocërr” prej nga u frymëzua Migjeni për kryeveprën. Në vitet ’90 Islami emigroi jashtë vendit dhe u lidh me rezistencën kosovare. Shumë shpejt arriti të bëhet pjesë e lidershipit të UÇK-së ndërsa konsiderohet si njeriu që sot mban arkivën e fshehtë të shërbimit sekret të rezistencës kosovare. Bedri Islami është autor i disa librave për luftën e UÇK dhe Kosovën.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KONCERTI PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërALSID TAFILI I RIKTHEHET FUTBOLLIT TË LUAJTUR