Ministria e Brendshme spanjolle ka informuar se mëngjesin e sotëm janë arrestuar 5 persona anëtarë të një celule terroriste e Shtetit Islamik, e cila përhapte e nxiste online propagandën e ISIS.

Autoritetet spanolle kanë informuar se 3 persona janë arrestuar në Spanjë, (2 në Barcelonë e 1 në Melila spanjolle, Marok), 1 në Gjermani -Wuppertal e personi i pestë është arrestuar në Belgjikë-Bruksel. 5 personat e arrestuar administronin një faqe facebooku të quajtur “Islami spanjoll” me rreth 32 500 ndjekës. Në një komunikatë për mediat Ministria e Brendshme spanolle ka deklaruar se “5 personat e arrestuar formonin një celulë me një strukturë të organizuar majft të mirë e që vepronin duke zbatuar urdhërat e Shtetit Islamik. Me pretekstin e shpërndarjes së materialeve me përmbajtje fetare , kjo celulë me anë të kanaleve të ndryshme në Internet, përhapte mesazhe e komente radikale duke himnizuar luftëtarët xhihadistë dhe aksionet e kryera nga ISIS.

Artikulli paraprakPRESIDENTI NISHANI I DREJTOHET KËSHILLIT TË ÇIKAGOS PËR ÇËSHTJET GLOBALE
Artikulli tjetërGJOSHA E MANJANI: KËRKOJMË REKOMANDIM POZITIV NË RAPORTIN E VJESHTËS TË KE