Fondacioni “Islamic Relief” i dhuroi 7 ambulanca bashkive dhe spitaleve të Shqipërisë. Dy prej ambulancave janë dhuruar për spitalin rajonal në bashkinë Shkodër dhe nga një për Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën, Dibrën dhe Gramshin. Drejtori i “Islamic Relief” Mohamed Soliman tha se ky fondacion do vijojë të ndihmojë edhe në të ardhmen.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u shpreh se dhurimi i 7 autoambulancave nga “Islamic Relief” ndihmon ndjeshëm përmirësimin e këtij shërbimi i cili është në përmirësim e sipër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci falenderoi për përgjigjen e menjëhershme të “Islamic Relief” për dhurimin e ambulancave si tepër të nevojshme për secilën prej bashkive.

Kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e spitalieve përfituese të këtyre 7 autoambulancave të dhuruara firmosën edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me fondacionin “Islamic Relief”.

Artikulli paraprakSHFAQJA “GAZ PAÇ O MOJ SHKODËR”
Artikulli tjetërGJYQI NDAJ BELERIT NË GJKKO, AVOKATËT KËRKOJNË PËRJASHTIMIN E GJYQTARËVE, ÇFARË NDODHI NË SEANCË