MË SHUMË SE 18 MIJË PERSONA, PROTESTOJNË NË RRUGËT E DRESDENIT.Mbështetës dhe kundërshtarë të një grupi fushate kundër asaj që shihet si “islamizimi” në Europë, kanë mbajtur marshime rivale nëpër gjithë Gjermaninë.
Prej javësh protestuesit Patriotikë Europianë, Pegida, kanë protestuar kundër islamizimit të Perëndimit duke shënuar një rekord pjesmarrje prej 18 mijë personash të hënën në Dresden.Demonstratat kanë provokuar një debat lidhur me këtë problematikë, që shumë analistë thonë se nuk mund të injorohet më tej. Ndërkohë paralelisht janë krijuar dhe shumë grupe protestuesish kundërshtues të cilët janë kritikuar nga politikanët udhëheqës në Gjermani. Mijëra persona kanë marshuar në Berlin, Cologne, Dresden dhe Shtutgard. Gjatë protestave të fundit rreth 5 mijë anti-protestues të Pegida kanë bllokuar mbështetësit e fushatës anti-islamike për të zhvilluar demonstratën e tyre. Sipas agjencisë së lajmeve të DPS, rreth 22 mijë protestues anti-Pegida kanë marshuar në Shtutgard, Muenster dhe Hamburg.