ITALIA ZHGËNJEN POR FITON NË FUND NDAJ MALTËS.Islanda nuk është më një surprizë. Në kualifikueset e Brazil 2014 ata ishin në grup me kombëtaren shqiptare, së bashku me Zvicrën dhe Norvegjinë dhe arritën fazën e play-off-it, por nuk ia dolën të shkonin më tej.Ndërsa pas 3 ndeshjeve eliminatore të Euro 2016, Islanda kryeson në një grup të vështirë me pikë të plota dhe me një golavarazh fantastik 8-0.
Mbrëmjes e së hënës ishte Holanda e madhe, e cila doli kokë ulur nga Islanda, duke u mundur pastër 2-0. Sigurdsson ishte heroi i vendasve duke shënuar dy gola në portën holandeze. Në grupin H u luajt edhe ndeshja Letoni-Turqi, e cila u mbyll 1-1, një tjetër zhgënjim për kombëtaren turke, ndërsa Çekia fitoi në Kazakistan 2-4. Mbrëmjen e së hënës u luajtën edhe ndeshjet e grupit H, ku bën pjesë edhe Italia, e cila edhe pse luante ndaj Maltës u vu tejet në vështirësi, por në fund arriti të merrte 3 pikët pas rezultatit 1-0, tashmë ata kryesojnë grupin H me 9 pikë, së bashku me Kroacinë që shkatërroi Azerbajxhanin 6-0. Ndërsa Norvegjia mundi 2-1 Bulgarinë.