Sot është një ditë e shënuar për shkrimtarin e dashur Ismail Kadare. Një nga njerëzit më me shumë gjurmë në letërsinë shqiptare ka sot datën e tij të lindjes.

Kadare mbush 82 vjeç, ndërsa urimet për të kanë nisur prej mëngjesit nga dashamirës të veprave të tij. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit “Nobel” në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si “Dimri i Vetmisë së Madhe”,”Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Përbindëshi”, “Nata me hënë” e shumë të tjera.

Artikulli paraprakPO VJEN VETTINGU, REZULTATET E PARA NE SHKURT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI E THOTE TROÇ, GREQIA PRO SHQIPERISE NE BE