Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare duket se ka pasur probleme shëndetësore dhe është shtruar me urgjencë në spital në kryeqytet.
Burime konfidenciale, pohojnë për Boldnews.al se Kadare, i cili ndodhet me pushime në Shqipëri ka shkuar në gjendje shumë të rënduar, pasi është transportuar me barrelë në spitalin amerikan 2 në Tiranë. Ai është marrë menjëherë nën kujdes nga mjekët dhe nën masa të rrepta sigurie. Madje as stafi nuk është lejuar brenda dhomës ku është rehabilituar shkrimtari. Nuk dihet ende se çfarë problemesh ka patur dhe si është aktualisht gjendja e tij, por burimet konfirmojnë se Kadare është në pavionin urologjik të spitalit privat.