Lidhur me vjedhjen tek shkolla “Ismail Qemali” policia vendore e Shkodrës në bazë të deklaratave të drejtores së shkollës, mësuesve dhe disa nxënësve bën me dije se ngjarja sipas tyre është e pavërtetë.
Policia sqaron se në mjediset e shkollës nuk ka patur tentativë për vjedhje por disa nxënës të asaj shkolle kanë hapur dritaret e godinës dhe kanë hyrë brenda gjatë kohës që shkolla ka qenë e mbyllur.
Në fakt hyrja në shkollë përmes dritareve kur është e mbyllur është e paligjshme pavarësisht moshës që kanë patur fëmijët.
Burime nga vendngjarje kanë bërë të ditur se laptopi është vjedhur por drejtuesit e shkollës e kanë mohuar në polici duke mos e pranuar një gjë të tillë.