“Le Rappel” ka botuar, të martën e 28 janarit 1919, në faqen n°2, lajmin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit në Peruxhia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Ismail Qemal beu, ish-presidenti i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, sapo ka ndërruar jetë në Peruxhia, vend ku ai ishte tërhequr (strehuar).
Ismail Qemali pati kaluar disa kohë në Paris në fillimin e luftës. Ai luajti një rol të madh gjatë revoltës shqiptare, e cila shërbeu si prelud për Luftën Ballkanike të 1912.”