Qarku i Shkodrës ka deputetët më joefektiv. Sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, qarku i Shkodrës zë vendin e parë për efektshmërinë negative që kanë patur deputetët e legjislaturës aktuale.

Renditja e deputetëve të këtij qarku ka mesatare 116, jashtëzakonisht negative dhe të pakrahasueshme me qarqet e tjera.

Në vendin e dytë negativ është qarku Lezhë me pikë mesatare në renditje, 89 pikë, 27 pikë më mirë sesa Shkodra, por 42 pikë më keq sesa qarku më i mirë, Fieri.

Në vendin e tretë negativ ndodhet qarku Kukës me 79 pikë në renditje, ndjekur nga Durrësi me 71 dhe Gjirokastra me 70.

Deputetët e qarkut Dibër ndodhen në mesin e renditjes me 66 pikë, 50 pikë më mirë sesa deputetët e Shkodrës dhe 19 pikë me keq sesa deputetët më efektivë, ata të Fierit.

Në këtë listë përfshihen vetëm deputetët, ndërsa nuk janë të përfshirë ministrat.
Tabela bëhet për herë të parë dhe përcjell mesazh domethënës.

Deputetët më aktivë dhe më të suksesshëm në përfaqësimin parlamentar janë deputetët e qarkut Fier me 47 pikë, pasuar nga qarku Vlorë me 49 pikë.

Deputetët e Tiranës dhe të Beratit kanë të njëjtin koeficient pikës, 54, 2 pikë më pak se Elbasani dhe 3 më pak sesa Korça.

Artikulli paraprakMUZIKA, TIRANA “BËHET” SHKODËR
Artikulli tjetër108 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS