Një 16-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën.
Quhet Irdi Duda dhe ndërroi jetë në spitalin e Sanremo, pasi pati një dhimbje të fortë, rreth orës 20:20 të mbrëmjes, teksa ecte përgjatë rrugës në Sanremo. Ai u rrëzua, tentoi të mbahej tek një motor i parkuar buzë rruge por më pas ra përtokë pa ndjenja. Kalimtarë të rastit nxituan ta ndihmonin dhe njoftuan urgjencën. Duda u dërgua në spital por gjendja e tij ishte tejet e rëndë dhe nuk arrit dot të mbijetonte. Mjekët thanë se për të nuk mund të bëhej asgjë. Policia ka nisur hetimet duke mbledhur fillimisht sendet personale të tij në vendin ku u rrëzua. Ai kishte me vete çantën sportive dhe mendohet se kthehej nga palestra. Praktikonte kick boxing. Luante edhe futboll amerikan me Waves Riviera dei Fiori.